23.2 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

Detaje të reja për vrasjen e rëndë në Vërmicë, edhe një 16-vjeçar i pIagosur

Policia e Kosovës ka lëshuar njoftim lidhur me vrasjen e rëndë që ka ndodhur mbrëmë në Vërmicë të Prizrenit, ku dyshohet se një shtetas i huaj u gjet pa shenja jete.

Më 18 qershor rreth orës 00:42, Policia ka pranuar një informatë se një person është i shtrirë para derës së shtëpisë së ankuesit. Pas marrjes së informacioneve, zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku e kanë gjetur një person të gjakosur.

Më pas është kontaktuar emergjenca, të cilët kanë dalë në vendngjarje dhe e kanë dërguar viktimën, K.A, në spital. Ai është shtetas sirian i moshës 16-vjeçare.

I njëjti ka pasur një pIagë që dyshohet se është nga arma e zjarrit dhe është duke u trajtuar në repartin Otropedik në Spitalin Rajonal në Prizren.

“Me datën 18.06.2022 rreth orës 00:42, policia ne Prizren ka pranua një informatë se një person është i shtrirë para derës se shtëpisë se ankuesit, në Fshatin Vërmicë të Prizrenit. Reagimi policor ka qenë i menjëhershëm, më të arritur ne vendin e ngjarjes ka vërejtur një person të shtrirë dhe të gjakosur në tokë, është kontaktuar emergjenca ka dal ne vendin e ngjarjes dhe me personin e Iënduar kanë vazhduar në drejtim të spitalit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërsa, dje rreth orës 16:22 një trup i pajetë është gjetur në Vërmicë. Sipas dyshimeve të para, këto dy raste lidhen me njëra-tjetrën.

Ekipi i Krimteknikës gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes ka gjetur: Një pistoletë, një karikator me gjashtë fishekë të kalibrit të panjohur, një telefon dhe disa gëzhoja.

- Advertisement -

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

Të fundit
Lajme të lidhura