16.1 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

Detaje për dhunimin e dy vajzave të mitura në Istog dhe Klinë, kush janë të dyshuarit

Sot është bërë e ditur për dhunimin e dy të miturave, ne dy raste të ndara, në Istog dhe në Klinë. Për rastet e dhunimit janë arrestuar dy të dyshuar, personi me inicialet M.Z., dhe F.Sh., ( i mitur). Ndaj të dyve prokuroria po kërkon paraburgim.

Sipas policisë e mitura nga Istogu ishte dhunuar seksualisht rreth një muaj më parë, por për shkak të frikës nuk e ka raportuar rastin në polici deri dje, ku ishte paraqitur e shoqëruar nga prindi i saj.

- Advertisement -

Lidhur me këtë rast, prokuroria njofton se “me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar i dyshuari M.Z., nën dyshimin se i njëjtit ka dhunuar një të mitur nga komuna e Istogut gjatë muajit të kaluar. Po ashtu, gjatë ditës se sotme, Prokurori i Shtetit për të pandehurin M.Z., do bëjë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në Gjykatën Themelore të Pejës”.

Ndërsa, i dyshuari për dhunimin e së miturës në Klinë është i mitur.

“Prokurori i Shtetit ka ndaluar të dyshuarit F.SH, nën dyshimin se i njëjtit ka dhunuar një të mitur në komunën e Klinës. Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për të Mitur, ndaj të pandehurit (F.SH) ka bërë sot kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në Gjykatë Themelore të Pejës, për veprën penale “Dhunimi” nga neni 227, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, njofton prokuroria.

- Advertisement -

“Lidhur me këto çështje penale, Prokuroria Themelore në Pejë, në koordinim me të gjitha institucionet relevante, do t’i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e gjitha rrethanave të këtyre veprave penale”, përfundon njoftimi.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -