3.7 C
Pristina
28 Nëntor, 2020 - 18:29

Dështimi i votimit të projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, Mustafa: Nuk bëhet opozitë duke shkatërruar ekonominë

- Advertisement -

Shefi i LDK’së, Isa Mustafa, ka folur rreth pakos ekonomike e cila nuk po i merr 61 votat e nevojshme në Kuvend që të kalojë. I pari i LDK’së ka thënë se opozita po tregohet tepër agresive në një cështje që është jetike për ekonominë e vendit.

Mustafa tha se përgjegjësia fillimisht i takon pozitës që nuk po i arrin të mblidhet për ta votuar, e pastaj opozita, sipas tij, po gabon që po bën opozitarizëm duke e shkatërruar ekonominë e vendit.

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka folur përsëri për zgjerimin e mundshëm të koalicionit, për të cilën thuhet se në të mund të futet edhe PDK’ja. Mustafa ka thënë se LDK’ja është e hapur për ta diskutuar çështjen e postit të presidentit.

Shefi i LDK-së ka folur edhe për përplasjet mes deputetëve të LDK e LVV-së në seancën e Kuvendit të Kosovës, për mos kalimin e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, për përfshirjen e mundshme të PDK-së në Qeveri, për marrëdhëniet me AAK-në si partner koalicioni dhe çështjen e presidentit të ri që duhet të zgjidhet në afatin kushtetues.

Mustafa në këtë intervistë ka thënë se Kuvendi është bërë jofunksional dhe sipas tij më së paku po i përngjan organit ligjvënës e shumë më tepër një teatri me shfaqje të këqija për publikun.

Pyetje: z. Mustafa, opozita LVV e PDK po e kritikon qeverinë Hoti për mos kalimin e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, pse nuk po kalon ky ligj kaq rëndësishëm?

Isa Mustafa: Përgjegjësia themelore është te pozita, pastaj te opozita. Pozita lypset ti sigurojë 61 vota, të cilat mund ti sigurojë nëse koordinohet mirë, ashtu si bëri në leximin e parë. Opozita po gabon që po bënë opozitarizëm më një çështje jetike, me mbijetesën ekonomike dhe jetën sociale. Nuk bëhet opozitarizëm me shkatërrim të ekonomisë, me shuarje të vendeve të punës dhe me fukarallëk. Askujt nuk nevojitet të fitojë zgjedhjet nëse i ka kontribuar rrënimit të ekonomisë.

Pyetje: z. Mustafa, si i vlerësoni përplasjet e fundit ndërmjet deputetëve të LDK-së e LVV-së në seancën e Kuvendit të Kosovës?

Isa Mustafa: Kuvendi është bërë jofunksional. Ai më së paku po i përngjan organit ligjvënës e shumë më tepër një teatri me shfaqje të këqija për publikun. LVV është tepër agresive dhe me këto sjellje paraqet rrezik permanent për skena të dhunës. Po shërbehet me gjuhë ofenduese dhe provokuese, si ndaj Kryeministrit ashtu edhe ndaj deputetëve të LDK-së. Është e papranueshme që të merren shkas të pagjetur për përplasje dhe përfitime politike.

Pyetje: A jeni penduar apo keni bërë mirë për prishjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje?

Isa Mustafa: Edhe ky diskurs i LVV flet se kemi bërë mirë, bile tepër mirë. Ishte një koalicion, në të cilin VV pasi kishte bërë për vete pak figura të LDK-së, kishte pretendime ta poshtërojë LDK-në. Këtë nuk ia lejuam.

Pyetje: Pas rrethanave të reja dhe dorëheqjes së ish Presidentit Hashim Thaçi, tash kemi një moment të ri- a do të ketë marrëveshje politike për postin e presidentit?

Isa Mustafa: Një marrëveshje e subjekteve politike duhet të arrihet, tani ose pas zgjedhjeve. Nuk ka vota për President pa një marrëveshje, sepse asnjë parti parlamentare dhe asnjë koalicion nuk ka dhe nuk do të ketë vota të mjaftueshme për të përmbushur procedurat e zgjedhjes së Presidentit. Vlerësoj se është më mirë të bëjmë një marrëveshje të mirë tani, sesa të futemi në një cikël i cili, pas zgjedhjeve, na sjell në të njëjtin vend.

Pyetje: z. Mustafa, në publik po diskutohet një mundësi e zgjerimit të koalicionit qeveritar edhe me PDK-në, a keni mbajtur ndonjë takim së fundi me krerët e kësaj partie?

“Takime nuk kemi mbajtur. Jemi të hapur që ta diskutojmë edhe këtë mundësi si pjesë e pakos për marrëveshje për zgjedhje të Presidentit”, ka thënë Mustafa për Telegrafin.

Pyetje: z. Mustafa, kryetari i AAK-së ka deklaruar se kjo parti insiston në postin e presidentit – a ka pajtim mes jush për këtë temë?

Isa Mustafa: Në javët në vijim do të iniciojmë një tryezë të partive parlamentare, nga e cila do të dilnin përcaktimet për parimet, kriteret dhe kandidatët e mundshëm për këtë pozitë. Pas kësaj do të deklarohemi për vullnetin politik të LDK-së për ndonjë kandidat apo për zgjedhje të reja.

Pyetje: A ka mospajtime mes partnerëve në qeveri sot?

Isa Mustafa: Ka pasur mospajtime për procesin e dialogut, qoftë për atë në Bruksel apo në Uashington, por vlerësoj se janë përafruar. Vazhdon të ketë, në disa raste, sjellje të disa ministrave që nuk përkojnë me rolin e tyre si anëtarë të qeverisë.

Pyetje: z. Mustafa, ju personalisht a jeni të interesuar për postin e presidentit apo ka ndonjë propozim tjetër nga LDK?

Isa Mustafa: Në këtë mandat, LDK e ka Kryeministrin e vendit. Nuk pretendojmë edhe pozitën e Presidentit. Nëse shkojmë në zgjedhje, çdo opsion mbetet i hapur.

Pyetje: z. Mustafa, a është LDK pro zgjedhjeve të reja parlamentare?

Isa Mustafa: – E vlerësojmë se zgjedhjet në këtë situatë pandemie nuk do duhej të mbahen. Por, në qoftë se nuk pajtohemi për Presidentin, do të pajtohemi për zgjedhje.

Të fundit

Mali i Zi e shpall ambasadorin serb person “non grata”

Ambasadori serb në Malin e Zi, Vladimir Bozovic është shpallur person “non grata”. Madje sipas mediave serbe atij i është kërkuar që të largohet nga...

Kurti uron 28 Nëntorin: Uroj që luftëtarët e akuzuar të dalin ballëlartë nga gjyqet fort speciale

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka uruar Ditën e Flamurit, 28 Nëntorin. Me anë të një postimi të gjatë në rrjetin social Facebook, Kurti...

Shqipëria lë shenja në Dubai, Burj Khalifa stoliset me flamurin shqiptar

Burj Khalifa, ndërtesa më e lartë në Dubai është ndriçuar sonte me flamurin shqiptar, në nder të 28 nëntorit. Një lexues ka dërguar një video...

Në ditën e Festës Kombëtare të popullit shqiptar, Vuçiq vendos tanket ruse pranë kufirit me Kosovën

Ditën e sotme Shqipëria feston Ditën e Pavarësisë dhe për këtë nuk kanë munguar ceremonitë dhe organizimet e ndryshme, edhe pse të kufizuara për...

Ishin tmerr për turqit – Gjergj Kastrioti Skënderbeut dhe Janosh Huniadi bashkohen në Prizren

Në oborrin e Katedralës ” Zonja Ndihmëtare” në Prizren, në organizim të Kishës Katolike dhe Ambasadës së Hungarisë në Kosovë, është vendosur busti i...

Ministria e Arsimit e ka të caktuar të hënën pushim, SBAShK-u thotë se s’përfillin vendimin e Kryeministrit

Ligji për Festat Zyrtare në Kosovë dhe kalendari për vitin shkollor 2020/2021 i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës janë në konflikt. Përderisa i pari...

Vaksina anti -Covid: Vullnetarët tregojnë për efektet anësore pas vaksinimit

Moderna dhe Pfizer sollën shpresa për afrimin fundit të pandemisë së koronavirusit, pasi njoftuan se vaksinat e tyre ishin përkatësisht 94.5 dhe 95% efektive....

Të tjera nga rubrika

Mali i Zi e shpall ambasadorin serb person “non grata”

Ambasadori serb në Malin e Zi, Vladimir Bozovic është shpallur person “non grata”. Madje sipas mediave serbe atij i është kërkuar që të largohet nga...

Kurti uron 28 Nëntorin: Uroj që luftëtarët e akuzuar të dalin ballëlartë nga gjyqet fort speciale

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka uruar Ditën e Flamurit, 28 Nëntorin. Me anë të një postimi të gjatë në rrjetin social Facebook, Kurti...

Shqipëria lë shenja në Dubai, Burj Khalifa stoliset me flamurin shqiptar

Burj Khalifa, ndërtesa më e lartë në Dubai është ndriçuar sonte me flamurin shqiptar, në nder të 28 nëntorit. Një lexues ka dërguar një video...

Në ditën e Festës Kombëtare të popullit shqiptar, Vuçiq vendos tanket ruse pranë kufirit me Kosovën

Ditën e sotme Shqipëria feston Ditën e Pavarësisë dhe për këtë nuk kanë munguar ceremonitë dhe organizimet e ndryshme, edhe pse të kufizuara për...