22 C
Pristina
Tuesday, August 9, 2022

Dështimi i radhës: Trupat ruse rrëzojnë gabimisht helikopterin e tyre

Forcat e Vladimir Putinit kanë rrëzuar helikopterin e tyre në Ukrainë pasi që ai gabimisht filloi të qëllonte në drejtim të trupave të tij, shkruan Daily Mail.

Helikopteri Ka-52, që kushton rreth 12 milionë funta, u qëllua në Kherson, bëri të ditur Stafi i Përgjithshëm i Ukrainës.

Udhëheqësit ushtarakë me shaka thanë se ‘ai ishte gjest i vullnetit të mirë’ prej forcave pushtuese.

Ata raportuan se tre prej helikopterëve ishin duke fluturuar mbi rajonin e okupuar dhe filluan të qëllonin në drejtim të trupave ruse të vendosur poshtë.

Trupat iu kundërvënë suImeve, ku rrëzuan një prej helikopterëve në atë që është dëshpërimi i fundit për trupat e Putinit.

Vetëm javën e kaluar, Rusia rrëzoi në Ukrainë aeroplanin e saj Su-34M, që kushton 35 milionë funta.

Ushtarët ishin duke u përpjekur për të shënjestëruar lansuesit amerikanë të raketave HIMARS, të cilat kanë shkaktuar dëme qysh kur iu dërguan forcave mbrojtëse.

Të fundit
Lajme të lidhura