19.3 C
Pristina
Thursday, August 18, 2022
- Advertisement -

Dëshmia rrëqethëse e nënës së Marigonës: Në të pame shoqet e saj më treguan për maItretimin që i bënte Dardani

Gazeta Insajderi ka arritur të sigurojë aktakuzën e cila është ngritur dje për rastin e vrasjes së Marigona Osmanit nga Ferizaj.

E për të cilën i dyshuar është bashkëjetuesi i saj, Dardan Krivaça.

- Advertisement -

Gazeta ka siguruar dëshminë e nënës së Marigonës, Valdete Osmanit se cili në prokurori kishte deklaruar se nuk e ka ditur se vajza ka qenë në lidhje me dorasin, mirëpo pasi kishte filluar të bashkëjetojë me të Marigona i kishte ndryshuar sjelljet.

…Nuk kishte shkuar në shkollë edhe pse familja kanë menduar se e njëjta është duke shkuar në shkollë për shkak se të njëjtën kohë kur është dashur që të shkoj në shkollë ka dalë prej shtëpisë dhe në atë kohë e ka vërejtur se e njëjta ka ndryshuar qëndrim ndaj nesh si familje për shkak se kur e kanë kërkuar shpjegime se pse po vonohet pas shkollës e njëjta na është përgjigjur se tani më i ka mbushur 18 vite dhe se nuk ka nevojë që ti jep llogari askujt”, thuhet në aktakuzën e siguruar nga Insajderi.

Nëna e viktimës mes tjerash ishte shprehur se këto kanë qenë ndryshime rrënjësore ose radikale, këto ndryshime kanë mund të ndodhin vetëm nën ndikimin e Dardanit.

- Advertisement -

Ajo tregon se si vajza e saj e gënjente për shenjat në fytyrë. Thoshte se ishte kapur me vajzat në shkollë.

Më tej ka shtuar se një javë para se vajza e ndjerë ka filluar të bashkëjetoj me Dardanin ka ardhur në shtëpi ka vërejtur se ka pasur shenja në fytyrë e ka pyetur se çka ka e njëjta është përgjigjur se ka pas probleme me vajza në shkollë i ka kërkuar vajzës që të shkoj në shkollë për ta shikuar ku qëndron problemi me vajza tjera mirëpo e njëjta ka insistuar që të mos shkoj me arsyetimin se kanë qenë te drejtoria e shkollës dhe e kanë zgjidhur mosmarrëveshjet me vajzat tjera, mirëpo e ka kuptuar pas ndodhjes së rastit se vajza-e ndjera nuk kishte pasur probleme me vajza tjera mirëpo kishte qenë e maltretuar nga ana e Dardan Krivaçës“, thuhet tutje.

Valdete Osmani ka deklaruar se ajo e mësoi nga shoqet e vajzës së saj që Dardan Krivaça ia maltretonte vajzën

- Advertisement -

Këtë fakt ia kanë treguar kur kanë ardhur në të pame shoqet e vajzës të ndjerë të cilat i kanë treguar se vajza ka qenë e maltretuar nga Dardani dhe të njëjtat i kishin sugjeruar vajzës të ndjerë që të largohet nga ai dhe ti lajmëroj prindërit dhe ta praqes rastin në polici.

Ditën kur vajza ka ikur dhe ka shkuar me bashkëjetuar me Dardanin ka qenë data 05 Qershor 2021, e njëjta atë ditë i ka thënë se është duke shkuar për të kërkuar punë dhe ka dalë nga shtëpia“, thuhet tutje./insajderi

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -