fbpx
0.7 C
Pristina
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

Deputetja e AAK-së i drejtohet Kurtit: Një krimineI e nderove si hero

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministri Kurti në pesëvjetorin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Ajo  ka thënë se Kurtit i ka humbur arsyeja duke e bërë “hero një kriminel”.

- Advertisement -

Bytyqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se reagime të tilla nga kryeministri janë shqetësuese.

“Kur të humbë filli i arsyes, dhe një kriminel e nderon dhe e përkujton si një HERO.  Këtë aftësi e ka vetëm kryeministri ynë,  që me një kënaqësi të pashoq i kushton paragrafe të gjata, e të mbushura me ndjeshmëri. Vazhdo ruaje kujtimin për të kryeministër, por mos harro kujtimet edhe të atyre familjeve ndaj të cilëve heroi yt ka kryer krime. Shqetësuese këto reagime të një personi që është duke e udhëhequr shtetin. Marre në cfarë ‘deregje’ na ke sjell z. Kryeministër”, ka shkruar ajo.

- Advertisement -

Të fundit

Stresi: Gruaja e huaj nuk përmendet, Vedati bëri një gjest të pahijshëm

Stresit duket se i kanë penguar komentet e Vedatit për ish-gruan e tij. Ai është shprehur se një gjë e...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -