12.6 C
Pristina
Friday, September 30, 2022
- Advertisement -

Deputeti i VV’së thotë se në Serbi është shpallur mobilizim, bazohet në një faqe të çuditshme në internet

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka shpërndarë një dokument, që pretendohet të jetë lëshuar nga Ministria e Brendshme e Serbisë, ku jepet një paralajmërim për ushtrinë dhe policinë serbe për ngjarje të panjohura që pritet të ndodhin më 24 shtator.

Në një komunikatë, që mban vulën e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të ashtuquajturës Sindikatë e Punëtorëve të Policisë, bëhet thirrje që “me rastin e ngjarjeve globale, që pritet të ndodhin më datë 24 shtator 2022, të mos krijohet frikë dhe panik sepse gjithçka do të përfundojë mirë”.

- Advertisement -

Në këtë dokument, flitet edhe për ata që “nuk e kanë kuptuar të vërtetën”.

“Të gjithë duhet të kalojnë nëpër këtë periudhë, sidomos ata të cilët nuk e kanë kuptuar të vërteten dhe atë që kanë besuar (masmdias dhe politikanëve). Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për Serbinë, por për të gjitha shtetet”, thuhet tutje.

- Advertisement -

Në fund, ushtarëve dhe policiëve u kërkohet që më 24 shtator të rrinë në kazermat dhe afër objekteve të tyre.

“Lutje të veçantë të gjithë pjesëtarëve të ushtrisë që të jenë në kazermat e tyre dhe pjesëtarëve të policisë të jenë afër objekteve të rëndësishme”, thuhet në fund.

Deputeti Abrashi, i cili e ka shpërndarë këtë dokument, nuk e ka treguar burimin e tij.

- Advertisement -

“Pas mobilizimit në Rusi, bëhet edhe mobilizimi në Serbi”, ka shkruar ai.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -