fbpx
-4.8 C
Pristina
E martë, 7 Shkurt, 2023

Deputeti i VV-së: Po ta kisha rrogën 500 euro do të ikja nga Kosova

- Advertisement -

Duhet Lexuar

”Nëse do ta merrja rrogën 500 euro edhe unë kisha kqyr me dalë jashtë”.

Kështu ka thënë Visar Korenica, deputet i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, të mërkurën në “Pressing” të T7.

- Advertisement -

Por punëtorët e sektorit privat marrin dukshëm më pak, duke u bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për vitet 2012-2021.

Paga neto për sektorin privat në vitin 2012 ishte 308 euro, ndërkaq në vitin 2021 është 376 – pra, 68 euro rritje për nëntë vite.

Më mirë qëndrojnë punëtorët e sektorit publik paga mesatare e të cilëve është 542 euro. Ndërkaq kampion në paga janë punëtorët e ndërmarrjeve publike, 680 euro, pagë mesatare neto.

Përkundër që qëndrojnë më mirë në aspektin financiar, kuleta e shtetit është e hapur për këto dy kategori punëtorësh – marrin shtesa herë pas here – do të marrin sërish.

- Advertisement -

Por kuleta e shtetit nuk është e hapur edhe për ata që e mbushin këtë kuletë, punëtorët e sektorit privat.

Ndihma e vetme e tyre ka qenë një shtesë prej 100 euro këtë vit, poqë nuk përfshinte të gjithë për shkak të vendeve të punës të paformalizuara që janë në tregun kosovar.

E nëse kërkohet paga mesatare për të gjithë punëtorët pa dallim sektori, ajo është 432 euro neto.

- Advertisement -

Nëntë vite më parë kishte qenë 348 euro, ka lëvizur vetëm 84 euro.

Ndërkaq rritje të çmimeve ka pasur vazhdimisht, sidomos viteve të fundit si pasojë e pandemisë COVID-19 dhe luftës së Rusisë në Ukrainë.

Banka Botërore e ka dhënë shifrën 19 për qind të inflacionit, poqë për produktet esenciale e tejkalon dukshëm këtë normë.

Meqë pagat sillen ”kah 500shi“, një pjesë e madhe e tyre shkojnë për konsum. Avdullah Hoti, deptueti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të martën në Pressing të T7 ka thënë se ”2/3 e pagave mesatare në Kosovë shkon për konsum“.

Konsumi është vetëm një element i standardit të jetës, ka gjëra përtej konsumit e që janë elementare për plotësimin e nevojave të njeriut.

Referuar gjithë kësa situate, në vitin 2021 mbi 43 mijë qytetarë kanë lëshuar Kosovën, për të kërkuar një jetë më të mirë – përtej dorëzimit të pjesës dërmuese të rrogës në sofër./Express

- Advertisement -

Të fundit

Murali i Djokoviqit në Rahovec, Petkoviq propagandon duke ua lënë fajin mbështetësve të Kurtit

Tre persona dyshohet se kanë spërkatur me bojë muri figurën e tenistit serb Novak Gjokoviq të zbuluar në Lagjen...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -