11.6 C
Pristina
Friday, September 30, 2022
- Advertisement -

Deputeti i VV-së i del kundër partisë, do ta votojë Trustin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fatmir Humolli do ta votojë projektligjin për Trustin.

- Advertisement -

Kështu ka bërë të ditur vet Humolli për Front Online.

Ai ka thënë se më mirë është që mjetet e Trustit të merren nga qytetarët e vendit, se sa nga kompanitë ndërkombëtare.

“Trustin nëse vjen do e votoj. Më mirë është me i marrë mjetet qytetarët tonë se sa kompanitë ndërkombëtare”, ka thënë Humolli, për Front Online.

- Advertisement -

Kujtojmë se më 23 qershor Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar Projektligjin që mundëson tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional.

Me 57 vota kundër, 44 për dhe një abstenim, Projektligji nuk kaloi.

Pika për tërheqjen e deri në 30 për qind të Trustit kishte ngjallur debat mes pushtetit dhe opozitës.

- Advertisement -

Pasi ky projektligj dështoi qytetarët me vetiniciativë për një kohë të shkurtë kanë mbledhur mbi 20 mijë nënshkrime që këtë iniciativë ta dërgojnë përsëri ën Kuvend.

Kryesia e Kuvendit ën ditën e djeshme e ka dërguar për në Qeveri këtë projektligj për të marrë mendimin e saj.

Nga dje Qeveria e Kosovës ka afat 30 ditor për të dhënë mendimin për këtë projektligj.

Pas ditës së 30-të projektligji kthehet në Kuvend në procedurë parlamentare dhe trajtohet sipas procedurës për miratimin e ligjeve në lexim të parë dhe të dytë.

Ndryshe, partitë opozitare Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë përkrahur këtë projektligj./Front Online

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -