Deputeti boshnjak në Bundestagun gjerman, Adis Ahmetoviq, ka kërkuar më shumë trupa të NATO-s në Kosovë pas tensioneve në veri të vendit gjatë fundit të vitit të kaluar.
Në një intervistë për “Berliner Zeitung”, ai ka thënë se po të mos ishte KFOR-i, trupat serbe do të marshonin brenda Kosovës në fund të dhjetorit të vitit 2022.
“Por çfarë do të ndodhte nëse Perëndimi do të qëndronte jashtë Ballkanit Perëndimor? Mendimi im është se nëse KFOR-i do të ishte larguar nga Kosova, ushtarët serbë do të kishin marshuar brenda një kohe shumë të shkurtër në fund të dhjetorit 2022. Situata është e ngjashme me Ukrainën – nëse Perëndimi nuk do ta kishte mbështetur vendin financiarisht dhe me armë, qëllimet e Putinit me siguri do të kishte funksionuar.” – ka thënë ai.
Vlen të theksohet, se edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, brenda pak ditëve ka kërkuar tri herë më shumë trupa të NATO-s në vend.
Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur ndonjë lëvizje apo konfirmim për shtim të trupave.