16.7 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Deputeti çek i Parlamentit Evropian i reagon Vulinit: Mesazhi i tij anti-BE nga Moska, duhet të merret seriozisht nga vet Evropa

Deputeti i Parlamentit Evropian, Vladimír Bilčík ka thënë se dërgimi i mesazhit anti-Bashkim Evropian nga Aleksandar Vulin, gjatë vizitës së tij në Moskë, duhet të merret seriozisht nga vet Evropa.

Bilčík me anë të një reagimi publik në Twitter ka theksuar se çdo përparim i Serbisë në rrugën evropiane mund të bazohet vetëm nga angazhimi i qëndrueshëm ndaj parimeve dhe vlerave të BE-së.

- Advertisement -

Kur një anëtar i qeverisë serbe dërgon mesazhe anti-BE gjatë një vizite zyrtare në Moskë, të gjithë në Evropë e marrin parasysh.

Çdo përparim në rrugën evropiane të Serbisë mund të bazohet vetëm në angazhimin e vërtetë dhe të qëndrueshëm ndaj parimeve, vlerave dhe politikave evropiane”, ka shkruar Bilčík.

Kjo përfshin përafrimin e politikës së saj të jashtme dhe të sigurisë me atë të Bashkimit Evropian – në mënyrë progresive dhe me interes të vërtetë në marrjen e vendimeve politike që reflektojnë arritjet në të ardhmen. Rreshtimi i Serbisë në ka qenë dhe vazhdon të jetë më i ulëti në rajon”, shton ai.

- Advertisement -

Ai thotë se vendosja e sanksioneve kundër Rusisë nga Serbia dhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, do të përcaktoj ritmin e anëtarësimit në BE.

Përafrimi i plotë me politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes së BE-së, duke përfshirë sanksionet kundër Rusisë, si dhe me normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën, do të përcaktojë ritmin e anëtarësimit në BE.

Ky ka qenë një mesazh i qëndrueshëm nga Parlamenti Evropian dhe është përfshirë në Raportin tim 2021 për Serbinë, i cili u miratua muajin e kaluar me një shumicë të madhe në Strasburg”, përfundon Bilčík.

- Advertisement -

Ditë më parë ishte raportuar nga zyrtarët rusë se ministri serb i Punëve të Brendshme Aleksandar Vulin do të takohet në Moskë me ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov.

Sipas komunikatës të ministrisë që udhëheq Vulin, ai ia ka kujtuar Lavrovit se Serbia “nuk e harron vëllazërinë” dhe se nuk ka pranuar t’i vë sanksione Rusisë.

Vulin e ka quajtur Lavrovin mik të sinqertë të serbëve duke i shprehur mirënjohje për “respektimin e vazhdueshëm të sovranitetit dhe integritetit të Serbisë dhe mosnjohjen e Kosovës”.

Kujtojmë se, Serbia u ka rezistuar deri më tash thirrjeve e presioneve nga Perëndimi për t’i vënë sanksione Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë. Aktualisht, është ndër shtetet e vetme në Evropë që nuk e ka bërë këtë.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -