1.9 C
Pristina
21 Janar, 2021 - 10:15

Deputetët e PDK-së publikojnë një fotografi nga seanca: Kjo nuk është lamtumirë, por mirupafshim

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, sot janë mbledhur për ta votuar projektbuxhetin për vitin 2021 në lexim të dytë.

Kjo është një nga senacat e fundit të kësaj legjislature, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që vendi të shkojë në zgjedhje pasi shqyrtoi votën e deputetit Etem Arifi.

E deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës nga kjo seancë e kanë publikuar një fotografi në Instagram.

Deputeti i kësaj partie Abelard Tahiri në një foto me kolegët, Sejdi Hoxha, Eliza Hoxha, FDloretë Zejnullahu, Kujtim Gashi e Valdete Idrizi ka shkruar “Lamtumirë e mirupafshim”.

“Kjo nuk është lamturmirë, kjo është mirupafshim”, ka shkruar Tahiri duke aluduar se të gjithë do të jenë sërish bashkë edhe në legjislaturën që do të dalë nga zgjedhjet e reja.

Të fundit

Të tjera nga rubrika