Vetëm pak minuta pasi opozita e bllokoi foltoren e Kuvendit, kryeparlamentari ka marrë vendim që t’i thërras shefat e grupeve parlamentare në takim.
“Pasi u krijua kjo situatë, thërras shefat e grupeve parlamentare deri në zyrën time”, tha ai.
E bashkë me Konjufcën, ka dalë edhe shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
Ndërkohë, në sallë po qëndron kryeministri Albin Kurti bashkë me zëvendësuesin e tij Besnik Bilsminin, ndërsa në oborrin e kuvendit janë duke protestuar veteranët e luftës për mospërfshirjen në ligjin për pagën minimale.