10.3 C
Pristina
Friday, March 31, 2023

Deputetët e LVV-së kundër ministrit Vitia, ia rrëzojnë projektligjin në kuvend

- Advertisement -

Rekomandime

As në të dytën herë që është hedhur në votim nuk ka kaluar projektligji i propozuar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

- Advertisement -

Bëhet fjalë për projektligjin për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizues të Asistuar, për të cilën Kuvendi i Kosovës nuk pati kuorum.

Kjo pasi, 10 deputetë të pushtetit abstenuan të njëjtin projektligj. Megjithatë, pro këtij projektligji ishin 43 deputetë, raporton Paparaci.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tregoi se vetëm 53 deputetë morën pjesë në atë votim dhe i njëjti i është bartur seancës së ardhshme plenare.

- Advertisement -

“Po e konsideroj një rezultat që është përfundimtar, prandaj kjo çështje ky projektligj i bartet seancës së re”, tha ai në seancë.

Kundër këtij projektligji doli edhe një nga deputetët e LVV-së, Eman Rrahmani.

Rrahmani ka kërkuar nga ministri Vitia që ta tërheqë projektligjin dhe ta ndryshojë atë.

- Advertisement -

“Unë, meqë nuk vi nga kjo fushë dhe nuk dua të futem thellë dhe të diskutoj rreth përmbajtjes në përgjithësi, mirëpo parimisht mendoj se duhet të rishikohet ky projektligj i propozuar nga ministri për shkak se cenon familjen, vlerat e të cilës unë i mbroj, në njërën prej neneve në të cilën e drejta e fertilizimit u jepet edhe grave të pamartuara. Andaj unë personalisht nuk do të marrë pjesë në votim. Kështu, kisha kërkuar nga ministri që ta tërheq këtë projektligj”, ka thënë Rrahmani.

- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -

Të fundit