fbpx
29.7 C
Pristina
E martë, 24 Maj, 2022

Dënohet për shpifje Baton Haxhiu, drejtori i marketingut në Spitalin Amerikan

Rekomandime

Drejtori i marketingut në Spitalin Amerikan, Baton Haxhiu është dënuar për shpifje nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Kështu ka bërë të ditur Bujar Bugolli, i cili ka thënë se shkrimet e tilla shpifëse dhe denigruese kishin ndodhur në prag të fushatës zgjedhore parlamentare të vitit 2007, ku qëllimi kryesor ishte dëmtimi shumëdimensional i imazhit, duke përhapur më qëllim lajme të rrejshme e shpifje të ulëta.

’Ku i more Bujar 3 milion t’buta’’ dhe ‘’Bujar Trump’’ ishin shkrimet nga autorët Baton Haxhiu dhe Jeton Musliu, që morën dënim sot nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Postimi i plote:

Shkrimi shpifës dhe denigrues ‘’Ku i more Bujar 3 milion t’buta’’ dhe ‘’Bujar Trump’’ të datës: 22.09.2007, nga autorët Baton Haxhiu dhe Jeton Musliu, morën dënimin e dytë, tash nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Pas dënimit të shqiptuar nga Gjykata Komunale në Prishtinë, aktgjykimi penal i datës: 08.12.2010, ku kishte gjetur se të paditurit e lartcekur kishin kryer veprën penale të shpifjes, përmes këtyre dy artikujve, bazuar në vendimin e gjykatës, isha udhëzuar që kërkesën për dëmshpërblim ta ndjek në procedurë civile, për kompensim të dëmit material dhe jo material, kërkesëpadi që e kam ushtruar me: 28.02.2011, ndaj Baton Haxhiut nga Prishtina dhe Jeton Musliu nga Skenderaj.

Para disa ditësh, avokati im, z. Gafurr Elshani, më njoftoi se Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka nxjerrë një Aktgjykim, përmes së cilit pranohet pjesërisht si e bazuar kërkesëpadia, ndaj Baton Haxhiut dhe Jeton Musliu, për kompensim të dëmit material dhe jo material.

Më shumë artikuj

Të fundit