20.7 C
Pristina
Monday, August 8, 2022

Dënimi i kësaj nëne për djalin e saj po merr lavdërime pafund nga e gjithë bota

Shumica prej nesh janë prindër dhe thuajse përditë përballemi me tekat e fëmijëve tanë, të cilët përditë kanë ëndrra dhe dëshira të ndryshme.

Në shumicën e kohës, ëndërrojmë të kemi fëmijë perfekt dhe për këtë arsye tentojmë me të gjitha mënyrat tona t’i vendosim rregulla të ndryshme, duke i rebeluar fëmijët tanë të cilët duan liri të plotë, duke mos u pajtuar me asnjë rregull të vendosur nga prindërit.

Historia e një nëne është bërë virale në internet, duke u shpërndarë në mbarë botën me shpejtësi. Dhe… ajo që ka çuditur më shumë në këtë histori, është se nëna, jo vetëm që ka dënuar fëmijën e saj, por dënimi është lavdëruar nga të gjithë lexuesit të cilët e kanë marrë dënimin si një shembull për edukimin e fëmijëve të tyre.

Historia…

Një nënë shkoi të kontrollonte djalin e saj, me mendimin se ky i fundit po flinte, por kur ajo hyri në dhomë, pa që djali i saj jo vetëm që nuk flinte, por edhe luante me celular, gjë që ishte kundër rregullave të vendosura nga mamaja e tij.

Veprimi i djalit, acaroi tejmase nënën, e cila vendosi menjëherë të dënojë të birin…

Duke u kthyer në një “polic”, në shtëpinë e saj, nëna shkroi një letër të cilën e cilësoi si një gjobë dhe djali i saj duhej të fitonte 500 pikë për të arritur të lante gjobën dhe të hiqte dënimin e vënë nga e jëma e tij.

Ishin plot 500 pikë… që për djalin dukeshin si një makth i vërtetë.

Pasi u mendua gjatë, mamaja vendosi ta përpilojë në këtë mënyrë, fletën e dënimit, e cila pasi u publikua në internet, u lavdëruar nga e gjithë bota për mënyrën se si kjo mama, i kërkon të biri të shlyejë dënimin, duke zbatuar me korrektësi rregullat e shtëpisë.

Fleta e dënimit:
Urime!

Për të shlyer dënimin do të të duhet të fitosh_______500 pikë.

Arsye e dënimit: Ke përdorur celularin në kohën kur duhet të ishe në gjumë.

Pikët për të shlyer dënimin:

Shkruaj një letër të bukur për pjesëtarët e familjes: 10 pikë

Përgatit darkën për familjen: 50 pikë

Rregullo dollapin, vendosi vetë në koshin e robave të palara: 100 pikë

Pas ngrënies së darkës, sistemo tavolinën: 50 pikë

Nxirr enët nga makina larëse e enëve: 25 pikë

Fut enët e palara në makinën e larjes së enëve: 25 pikë

Pastro lavamanin nga të gjitha mbeturinat: 25 pikë

Pastro mikrovalën: 40 pikë

Pastro dhomën tënde: 30 pikë

Pastro kuzhinën e ngrënies: 30 pikë

Laj xhamat e dritareve: 10 pikë për çdo dritare

Ujit lulet e shtëpisë: 10 pikë

Fshij pluhurat e shtëpisë: 25 pikë

Pastro tualetin (lavamanin dhe pllakat): 50 pikë

Grumbullo plehrat e shtëpisë: 10 pikë për çdo qese

Hidhi mbeturinat në kosh: 10 pikë

Një gjë është e sigurt, që djali kërkon me çdo kusht të fitojë lirinë e tij, ndaj dhe nuk do të humbasë asnjë sekondë kohë nga jeta e tij, por do t’i përvishet të gjitha detyrave për të fituar pikët e caktuara.

Si mendoni për dënimin që dha nëna, ia vlen të marrë lavdërime të pafunda?

Të fundit
Lajme të lidhura