9 C
Pristina
E mërkurë, 9 Tetor, 2024

Demi: S’më ka ndodhur si këtë vit që lokalet të mos shërbejnë deri në iftar e taksitë të lëshojnë këngë fetare

- Advertisement -

Drejtori i instituti GAP dhe komentuesi i ngjarjeve politike e sociale, Agron Demi është shprehur i shqetësuar që bizneset të cilat ofrojnë shërbime, nuk po e bëjnë këtë në rrethana të caktuara për arsye religjioze.

- Advertisement -

Ai ka thënë se nuk i ka ndodhur asnjëherë më shpesh se këtë vit që lokalet të mos shërbejnë deri në iftar dhe që në taksi të lëshohen këngë fetare.

“Nuk më ka ndodhë më shpesh se këtë vit me hy me ndonjë lokal e me më thanë që nuk shërbejnë deri në iftar, ose me hy në lokale ose taksi që konstant lëshojnë këngë fetare…”, ka shkruar Demi në Facebook.

- Advertisement -

Ai ka thënë se në një shtet laik si Kosova, bizneset duhet të operojnë konform lejeve të marra dhe duke mirëkuptuar edhe nevojat e konsumatorëve që nuk janë religjioz.

“Bizneset janë private dhe pronarët e tyre munden me mbajtë çfarëdo religjioni që dëshirojnë, por ama këto biznese operojnë sipas rregullave të një shteti laik dhe duhet të operojnë me atë orarë me të cilin kanë marr leje për operim, e duhet me llogaritë që jo të gjithë konsumatorët e tyre janë religjioz ose i takojnë besimit të pronarëve. Në një shtet laik e demokratik, inspektorati i tregut do duhej të inspektonte edhe këtë praktikë të punës së bizneseve”, ka thënë Demi.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -