9 C
Pristina
E mërkurë, 9 Tetor, 2024

Del video e plotë: Hoxha që u shfaq duke përdhosur flamurin, po jepte ligjëratë atdhedashurie

- Advertisement -

Hoxha Mazllam Mazllami ka pretenduar se videoja e shkëputur dhe publikuar në platformën TikTok nuk e thotë krejt të vërtetën në lidhje me qëndrimet e tij për atdheun. Por, çka thotë videoja e plotë?

- Advertisement -

Hoxha në fjalë në videon e shkurtër shfaqej duke e ‘përdhosur’ flamurin kombëtar shqiptar. Megjithatë, në videon e gjatë 29-minutëshe del se ai po fliste pikërisht për patriotizmin dhe po e mbronte veten nga disa kritika që e kishin parë pikërisht me flamur.

Natyrisht, të njëjtat fjalë dëgjohen edhe në këtë video të gjatë.

- Advertisement -

“Kjo është harrën, leckë, bezë – ndryshon prej ditëve në ditë, prej shekullit në shekull. Ama vendi është, vatani mos me ta marrë.” – thotë ai nga minuta 6:45 të videos së mëposhtme.

Ai tutje ankohet edhe se më 28 nëntor kishte qenë ditë pushimi, duke u shprehur:

“Sot e kemi pushim, por të kish qenë punë për me i fitu kah 10 euro, kish me qenë ma mirë,” – thotë z. Mazllami.

- Advertisement -

Ai shkon më tej duke thënë se “Kina e ka bo” flamurin kombëtar shqiptar, me gjasë duke e pasur bindjen për materialin.

Cili është kuptimi?
Hoxha në fjalë bazuar në fjalët që thotë për atdheun (që i referohet nganjëherë si vatani) del se në fakt po mbron atdheun. Ai i drejtohet muslimanëve që e ndjekin në kanalin e tij në Youtube me thënie e fjalë të zgjedhura nga filozofë të ndryshëm që shprehin atdhedashuri, derisa – duhet thënë – shpreh përçmim për anën simbolike.

“Të shikosh vetëm tymin që ngrihet nga brigjet e vendlindjes, kënaqesh,” – thotë Homeri sipas hoxhës Mazllami, në një prej dhjetëra thënieve të ndara prej tij.

Dëgjo ligjëratën e plotë:

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -