8.1 C
Pristina
Friday, October 7, 2022
- Advertisement -

Del dokumenti me elemente të mundshme të marrëveshjes Kosovë -Serbi

Abcnews.al ka publikuar një dokument që përmban “elemente të kornizës së përgjithshme të marrëveshjes juridikisht të detyrueshme ndërkombëtare për normalizimin e plotë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Në dokument flitet për parimet e përgjithshme të marrëdhënieve dypalëshe bazuar në njohjen e ndërsjellë (normalizimin) dhe kontekstin ndërkombëtar. Po ashtu, aty përmenden edhe “angazhime specifike dhe garanci të ndërsjella shtesë për shqiptarët në Serbi dhe serbët në Kosovë”, zbatimin e plotë të marrëveshjeve ekzistuese dhe Dispozitat përfundimtare për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

- Advertisement -

Javën që shkoi në Kosovë dhe Serbi kanë qëndruar tre emisarë, ai i BE’së Miroslav Lajcak dhe dy zyrtarë të lartë, njëri këshilltar i Presidentit të Francës dhe tjetri këshilltar i Kancelarit gjerman Emmanuel Bonne dhe Jens Plotner.

Pas këtyre takimeve, ai që ka folur më së shumti për një kornizë të re të bisedimeve është presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic i cili ka thënë se tani po kërkohet një marrëveshje e shpejtë.

Dje, një zëdhënës i Qeverisë gjermane, ka zbuluar mesazhin që dy emisarët kanë lënë në Prishtinë e Beograd.

- Advertisement -

“Vizita përcolli mesazhin e qartë se çështjet e vështira politike në lidhje me rrugën drejt normalizimit të plotë duhet të trajtohen në një mënyrë më vendimtare dhe të shpejtë tani, në mënyrë që të mos ketë vend për përshkallëzim në terren”.

Më poshtë sjellim të plotë dokumentin që e ka publikuar Abc.news.al

Elemente të kornizës së përgjithshme të marrëveshjes juridikisht të detyrueshme ndërkombëtare për normalizimin e plotë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -

1: Parimet e përgjithshme të marrëdhënieve dypalëshe:

-Marrëdhëniet dypalëshe (bazuar në njohjen e ndërsjellë (normalizimin)

-Konteksti ndërkombëtar

2: Trajtimi i së kaluarës

– Personat e zhdukur me forcë, viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës dhe drejtësia tranzicionale

– -Personat e zhvendosur

– Ekonomia dhe aspektet financiare

– Kompensimi I pronës së marrë ose të shkatërruar, private dhe publike

– Rikthimi I të gjitha dokumentave publike dhe ekspozitave arkeologjike dhe etnologjike

3: Bashkëpunimi në të ardhmen

-Vendosja e katër lirive evropiane në marrëdhëniet dypalëshe

4: Të drejtat respective të pakicave

-Aranzhime specifike dhe garanci të ndërsjella shtesë për shqiptarët në Serbi dhe serbët në Kosovë.

5: Shqyrtimi i marrëveshjeve ekzistuese dhe zbatimi I tyre (zbatimi I plotë)

6: Dispozitat përfundimtare për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -