Deklarohet ministri Murati, tregon pse i’a dha licencën qendrës “Orenda”

Ministri i Financave Hekuran Murati, është deklaruar rreth ngjarjes së rëndë në Pejë ku disa infermiere kanë sulmuar fizikisht një të moshuar në shtëpinë e të moshuarve “Oreda” në Pejë.

Murati tha se i ka parë pamjet e publikuara në media dhe është tronditur.

“Pamjet që i përmendet i kam, është fatkeqsi për shoqërinë tonë. Pamje të tilla ta rrotullojnë barkun. Uroj që zonja të mos ketë ndonjë lëndim prej atyre goditjeve dhe të jetë mirë me shëndet. Konsideroj që një sjellje e tillë, se nuk është vetëm sjellja e një personi sa është miratimi dhe qeshja e personave përreth. Kjo flet edhe për gjendjen shoqërore ku jemi, se nuk është rasti i vetëm. Kësaj radhe e pamë me një të moshuar, kemi parë raste tjera kur vajza sulmojnë të tjera, po ashtu edhe te djemtë, dhe të tjerët qeshin”, tha Murati.

-Advertisement-

Ai foli edhe për licencimin e kësaj qendre ku ishte nënshkruar me vendim të Muratit.

“Sa i përket institutit në fjalë, shtëpisë për përkujdesje të pleqve, sipas ligjit dhe udhzimit administrative, duhet të licensohen. Në të kaluarën ka qenë Ministria për Punë dhe Mirëqënie Sociale. Për shkaqe që nuk i di unë, është vendosë në të kalurën që licenca të nënshkruhet nga ministri. Komisioni ka rekomanduar që i plotëson të gjitha kriteret. Kam kërkuar nga inspektorati që të shkojnë atje, dhe janë atje, edhe sekretari i Ministrisë, në mënyrë që të verifikojnë nga afër faktet. Megjithatë, duhet të shikohet e ka pasë raste të tjera. Komisioni do të mblidhet dhe do ta shqyrtojë”, tha ministri .