Ka filluar seanca gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj tre të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademaj-Murseli të mërkurën e 29 nëntorit.
Avokati i dorasit, Granit Plavës, Skender Gojani ka thënë sot se klienti i tij po mbrohet në heshtje, raporton Insajderi.
Naim Murseli i dyshuar për organizimin e vrasjes së Liridona Ademajt, dhe dy të dyshuarit tjerë, dorasi Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së kanë hyrë në Gjykatën Themelore të Prishtinës nga një hyrje tjetër dhe larg mediave.
Seanca është paraparë të nisë në orën 09:30.
Për këtë seancë kanë ardhur edhe familjarët e të ndjerës, Liridonës. Vëllëzërit e saj janë parë në oborrin e pallatit të drejtësisë.