21.8 C
Pristina
Wednesday, June 19, 2024

Deklaratat e Memli Krasniqit shkaktojnë reagime në Rumani

- Advertisement -

Mbrëmë, në ndeshjen kualifikuese në mes të Rumanisë dhe Kosovës në Bukurresht, tifozët vendas shpalosën një sllogan “Kosova është Serbi”.

- Advertisement -

Si pasojë e këtij sllogani, gjyqtari i ndeshjes ndërpreu ndeshjen për disa minuta, për shkak të komenteve diskriminuese.

Gjatë pauzës së ndeshjes, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bëri një postim i cili ka nxitur reagime të shumta në mediat rumune.

- Advertisement -

“S’ka sllogan që e ndryshon realitetin tonë! Që nga 17 shkurti i vitit 2008, Kosova është shtet i pavarur, ndërkaq, që nga 3 maji i vitit 2016, Kosova është anëtare me të drejta të plota në UEFA. Slloganet politike, koret fashiste, fishkëllimat e sharjet drejt djemve tanë dhe Kosovës në Rumani – nuk na ndalin”, shkroi Memli Krasniqi.

Më tej, ai tha se Kosova, si shtet dhe si kombëtare futbollistike, do të paraqitet me krenari gjithandej nëpër botë, edhe ku nuk na duan e posaçërisht aty.

“Kemi punuar shumë për këtë ditë dhe nuk dorëzohemi para fashistëve të vegjël turbofolk. E përjetshme është Kosova!”, ka përfunduar shkrimin e tij lideri i opozitës kosovare. Nëpër mediat rumune, deklaratat e Krasniqit kanë zënë ballinat e mediumeve sportive dhe jo vetëm, duke e quajtur organizimin e dobët të ndeshjes në Rumani dhe slloganet fashiste edhe si “Skandale Diplomatike”.

- Advertisement -

Shikoni më poshtë disa nga postimet e mediave rumune:

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -