16.7 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Deklaratat e Kurtit dhe Haxhiut drejtuar gjyqtarëve, KGJK thërret konferencë për media

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka thirrur konferencë për media për nesër nga ora 10:30.

Kjo pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Hahxiu të të cilët akuzuan gjyqtarët për përformancë të dobët në dhënien e dënimeve meritore për krimineIët.

- Advertisement -

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, me qëllim të informimit drejtë të opinionit publik lidhur me zhvillimet e fundit, përfshirë edhe qëndrimet e Këshillit lidhur me deklaratat e Kryeministrit dhe Ministres së Drejtesisë për punën e sistemit gjyqësor, me datën 5 shtator 2022, me fillim nga ora 10:30 organizon Konferencë për Media në ndërtesën e Këshillit Gjyqësor, rruga “Luan Haradinaj”, Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Ftojmë mediat që të ndjekin konferencën ku edhe mund të parashtrojnë pyetje për çështjet e ndërlidhura me efikasitetin dhe qëndrimet zyrtare të Këshillit për vetingun”, përmbyllet njoftimi.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -