2.6C
Pristina
3 Mars, 2021 - 00:44

Deklarata e Valon Sylës që shkaktoi të qeshura në studio: 12 mijë euro një sondazh

Gazetari Valon Syla ka bërë një deklaratë qesharake mbrëmë në emisionin Pressing në T7 pasi që Bleron Baraliu i lidhur live nga Amerika ka thënë se sondazhet po e radhitin Lëvizjen Vetëvendosjen me 55%.

Pas kësaj deklarate ka reaguar gazetari Valon Syla.

Deklarata e tij ka shkaktuar të qeshura në studio.

“Një sondazh bën 12 mijë euro, ku po i bëni ato sondazhe çdo natë, 12 mijë euro sondazhi më i lirë”, ka thënë Syla.

Ai ka ironizuar edhe me numrin e mërgimtarëve që Baraliu tha se do të votojnë.

“Shkoni bre se krejt gërrnaqat janë qu kena me ardhë 120 mijë vetë, ku more? Veç PDK edhe LDK e AAK janë 425 mijë vota”, ka thënë Syla.

Të fundit

Të tjera nga rubrika