15.1 C
Pristina
Friday, September 30, 2022
- Advertisement -

Deklarata e Kurtit për Serbinë bëhet top lajm në mediat serbe

“Sa më demokratike Kosova aq më agresive Serbia”.

Kjo deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, të enjten në Podujevë nuk iu ka ikur mediave në Serbi.

- Advertisement -

Agjencia e lajmeve serbe Tanjug, ka raportuar për këtë deklaratë të kreut të ekzekutivit kosovar.

Kurti gjatë ditës është pyetur në lidhje me atë që nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës detyrohen ligjërisht të intonojn himnin serb në ditën e parë të shkollës.

E Kurti ka thënë se “zullumi këputet për së trashuri”, duke aluduar në diskriminim institucional të Beogradit ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

- Advertisement -

Përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës vazhdimisht kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që çështja e Luginës të jetë e përfshirë në dialogun Kosovë-Serbi.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -