29.8 C
Pristina
Wednesday, August 17, 2022
- Advertisement -

Debati për shaminë, Kelmendi ironizon: Pse mos të qesin nga një shami edhe burrat

Bashkësia Islame e Kosovës, i ka kërkuar Ministrisë së Arsimit dhe kryeministrit Albin Kurti, që të lejohet bartja e shamisë në shkolla.
Kjo kërkesë e BIK-ut lidhur me bartjen e shamisë në shkolla, si përherë ka ngjallur reagime të shumta, shkruan lajmi.net.

- Advertisement -

Një reagim i tillë ka ardhur edhe nga gazetari Adriatik Kelmendi, i cili përmes një postimi në Facebook, ka thënë se duhet që gratë të flasin vetë për këtë çështje.

Ai në reagimin e tij po ashtu ka thënë se pse të mos e bartin edhe burrat shaminë dhe kësisoj do ta provojnë si është të jesh mbuluar në 38 gradë celsius.

“U kënaqën burrat duke bërë fushatë për t’i mbuluar gratë! Pse mos ta qesin nga një shami edhe për vete këta?! Le ta provojnë si është mbuluar në 38 gradë celzius. Lejini gratë të flasin për vete!”, ka thënë Kelmendi.

- Advertisement -

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -