-6.5 C
Pristina
20 Janar, 2021 - 03:31

Daut Haradinaj prezanton kandidatin e ri për deputet nga AAK

Daut Haradinaj nga AAK ka prezantuar Hajdar Sutajn, kandidatin për deputet nga kjo parti.Ai thotë se Stuaj përfaqëson brezin e ri të Aleancës.

Postimi i tij i plotë:

Në listën për deputet nga radhët e AAK-së do të jetë edhe Hajdar Sutaj!
Një i ri, bashkëpunëtor e koleg i çmuar i yni, që tani e 20 vite ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm dhe i ka dhënë shpirt aktivitetit në Aleancë, në Deçan, Dukagjin dhe nivel qendror.
Hajdari është njëri ndër djemtë shembull tipik që perfaqëson brezin e ri të Aleancës, të cilët kanë qëndruar gjithmonë konsistent në mbështetje të vizionit dhe konceptit të AAK-së dhe liderit Ramush Haradinaj.
Kandidatura e tij për deputet nga radhët e AAK-së, është vlerë e respektuar!
Suksese ty Hajdar, sikurse mbarë Aleancës!
Të priftë e mbara e dalsh fitimtar!

Të fundit

Të tjera nga rubrika