20.7 C
Pristina
Monday, August 8, 2022

Daut Haradinaj me veteranët kroatë në Knin, aty ku nisi Operacioni “Oluja” që gjunjëzoi Serbinë

Ish-Iuftëtari i UÇK-së, Daut Haradinaj, ka vizituar në Kroaci vendin ku 27 vjet më parë fiIIoi operacioni “Oluja”, i cili u zhvillua kundër ushtrisë së MiIIosheviqit.

“Sot në Knin të Kroacisë, aty ku para 27 viteve fiIIoi operacioni “Oluja”. Ndjenjë e veçantë të jesh prezent bashkë me njerëzit që e mposhtën ushtrinë e MiIIosheviqit”, ka shkruar Haradinaj, derisa në fotografitë që ka shpërndarë në Facebook shihet veshur me bluzën që emrin e po këtij operacioni.

Haradinaj gjithashtu tha se në Kroaci ka takuar edhe luftëtarë tjerë që kanë marrë pjesë në luftërat e Kosovës dhe Kroacisë.  

“Sot në Pirovac të Kroacisë takova dy miq të vjetër që vazhdojnë të jenë vlerë e shoqërisë sonë. Mark Shala, një oficer i luftës në Kroaci dhe në Kosovë, i cili nuk kurseu asgjë për lirinë tonë si dhe djalin e Gjon Berishës së ndjerë, Markun i cili po vazhdon rrugën e babait të tij”.

 

Haradinaj në Kroaci po qëndron bashkë me ish-Komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, si dhe të luftës në Kroaci, Agim Çeku, me rastin e 27-vjetorit të fillimit të Operacionit “Oluja”.

Të fundit
Lajme të lidhura