24.4 C
Pristina
E enjte, 10 Tetor, 2024

“Darkë nuk ha kurrë se s’ka”: Rrëfimi prekës i 91-vjeçarit nga Mitrovica që jeton në varfëri i vetëm

- Advertisement -

Shaban Miftari është 91-vjeçar dhe jeton i vetëm. Në një rrëfim për “Mitropol”-in, Miftari ka treguar se jeton në një varfëri të skajshme.

- Advertisement -

Gjatë rrëfimit, Miftari ka treguar se tashmë i ka vdekur edhe gruaja, edhe vajza, edhe motra.

“E kam pasur një motër, edhe ajo më ka vdek para dy vite. E kam pasur një çikë, edhe ajo më ka vdekur, m’ka vdekur edhe gruaja. Jam fikall vetëm” – thotë Miftari.

- Advertisement -

Ky i moshuar është ankuar edhe për mungesën e parave, duke treguar se nuk konsumon asnjëherë darkë për shkak “se s’ka” para.

“Marr tamël kanihere, veresi, se s’kam pare…Darkë nuk ha kurrë, se s’ka. Mëngjesin e ha me çaj, drekën e ha me lëng, edhe ata jo shumë, por me masë se nuk e mbërrin” – thotë ai.

- Advertisement -

Për t’i ndihmuar Miftari, mund të lajmëroheni në numrin e tij: 049202089, që është publikuar nga mediumi i lartëcekur.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -