Darka e Lamës shtrohet në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë të enjten në Darkën e Lamës, organizuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Sivjet Darka është organizuar në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë.

-Advertisement-

Zyra e kryeministrisë ka njoftuar se organizimi në Shtëpinë e të Moshuarve është bërë në shenjë respekti për banorët e shtëpisë.

“Kjo darkë, që tradicionalisht organizohet në përfundim të të korrurave, në fund të muajit tetor, sonte u shtrua në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, në shenjë mirënjohje e respekti për banorët e kësaj shtëpie”, thuhet në njoftim.

“Darka e lamës” është festë tradicionale shqiptare, e cila zakonisht është mbajtur në fund të tetorit kur janë vjelë të mirat e punës verore.