13.8 C
Pristina
E diel, 13 Tetor, 2024

“Dardha pikë nën dardhë”, nipi i Luan Krasniqit gati për sonte –ky është kanali që tranameton ndeshjen

- Advertisement -

Dardha pikë nën dardhë.

- Advertisement -

Stafetën e grushtit të hekurt të Luan Krasniqit po e kërkon nipi i tij Ardian Krasniqi.

Ardiani po synon brezin WBO Intercontinental, e përballë do të ketë Saul Ivan Male.

- Advertisement -

E ditën që ka përzgjedhur nipi duket se ka një kuptim nga prapa.

“Përgatitjet kanë qenë intensive, ka qenë një kamp i gjatë, 12 javë jam përgatitur për këtë meç, 28 shtatori është një datë e rëndësishme për mua, është dita kur xhaxhai Luan Krasniqi ka luftuar për titullin e botës”, është shprehur Krasniqi.

Boksierit nga Juniku i ka ecur mirë karriera si profesionist, pasi nga nëntë meçe i ka të gjitha fitore me nokaut.

- Advertisement -

E këtë seri si i pamposhtur e ka syrin që ta vazhdojë edhe më tej.

“Shpresoj se të shtunën do të performojë, jam i përgatitur maksimalisht dhe besoj në fitoren time kam shumë vetëbesim dhe shpresoj se do të fitojë me parakohë”.

Ai gjithashtu beson se prapa tij do të ketë një mbështetje të madhe.

“Jam shumë krenar që të shtunën do të valëvitet flamuri kuq e zi dhe do t’i bëjmë krenar gjithë shqiptarët anekënd botës”, vazhdoi ai.

Ardian Krasniqi nuk do të jetë boksieri i vetëm shqiptar që do të ngjitet në ring.

Pasi për ta bërë më atraktive këtë mbrëmje në ring do të ngjiten edhe tre boksierë tjerë shqiptar: Altin Zogaj, Eris Bajra dhe Labinot Xhoxhaj.

Këto ndeshje do të zhvillohen të shtunën në MHP Arena në Ludwigsburg dhe do të transmetohen ekskluzivisht në Klan Kosova duke nisur nga ora 21:00.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -