17.8 C
Pristina
Tuesday, June 28, 2022

Dalin pamjet/ Forcat ukrainase zënë rob 14 ushtarë rusë në tokën e tyre, ua lidhin duart e sytë

Ky është momenti kur shihen pjesëtarë të një njësie të ushtrisë ruse, të zënë rob nga forcat ukrainase në fushëbetejë në Luhansk.

Videoja është postuar në Telegram dhe është filmuar gjatë luftimeve të ashpra që po zhvillohen në lindje të Ukrainës – përkatësisht në Severodonetsk që është cak i vazhdueshëm i sulmeve ruse.

Në video shihen 14 ushtarë të zënë rob që qëndrojnë të ulur dhe të lidhur. Daily Express raporton se Rusia po vazhdon të rekrutojë ushtarë tjerë për të Iuftuar në lindje të Ukrainës.

Guvernatori i Luhanskut, Serhiy Gaidai, ka thënë në fillim të kësaj jave se Vladimir Putin ka rekrutuar ushtarë shtesë – me shpresën se do të arrijnë të marrin nën kontroll Severodonetskun.

Në anën tjetër, forcat e armatosura të Ukrainës, kanë pranuar sot se janë tërhequr paksa në Severodonetsk si pasojë e Iuftimeve të ashpra – duke bërë thirrje për më shumë armë t’ju dërgohen nga perëndimi.

Të fundit
Lajme të lidhura