16.1 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

Dalin 6 pikat për riformatimin e Qeverisë malazeze, parashihet edhe një moratorium “për të gjitha çështjet identitare”

Deputetët e koalicionit qeverisës dhe nëntë deputetë të Partisë Popullore Socialiste nënshkruan nismën për riformatimin e Qeverisë malazeze, e cila bazohet në gjashtë parime politike.

Dokumenti është hartuar pas mbledhjes së sotme të drejtuesve të mazhorancës së vjetër parlamentare, të formuar pas zgjedhjeve të gushtit 2020.

- Advertisement -

Në këto gjashtë pika thuhet:

1. Qeveria dhe shumica parlamentare do të forcojnë më tej luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet;

2. Qeveria dhe shumica parlamentare do të zbatojnë reformën zgjedhore dhe do të bëjnë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare sa më shpejt që të jetë e mundur;

- Advertisement -

3. Qeveria do të intensifikojë reformat ekonomike me qëllim përmirësimin e standardit të jetesës së popullsisë dhe drejtimin e fokusit politik të saj kryesisht drejt temave socio-ekonomike;

4. Qasje e përbashkët për zgjidhjen e çështjes së zgjedhjes së Këshillit Gjyqësor, anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Prokurorit të Lartë të Shtetit dhe fillimin e një dialogu intensiv me opozitën parlamentare për këto çështje me qëllim të krijimit të konsensusit sa më të gjerë;

5. Qeveria mbetet maksimalisht e përkushtuar për ruajtjen e kursit të politikës së jashtme, integrimin evropian, bashkëpunimin rajonal, si dhe përafrimin e plotë të politikës së jashtme me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian, duke respektuar të gjitha detyrimet dhe kontratat e marra ndërkombëtarisht;

- Advertisement -

6. Qeveria dhe shumica parlamentare shprehin gatishmërinë për të vendosur një moratorium për të gjitha çështjet identitare që përçajnë shoqërinë ose për të cilat nuk është e mundur të arrihet një konsensus më i gjerë shoqëror në këtë kohë, deri në zgjedhjet parlamentare.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -