13.1C
Pristina
3 Mars, 2021 - 18:13

Daka: Që tri javë jam bërë personaliteti më i urryer i këtij shteti

Gjatë mbledhjes së KQZ-së ka pasur disa përplasje mes kryetares Valdete Daka dhe anëtarit të Vetëvendosje, në këtë komision, Sami Kurteshi.

Kjo përplasje erdhi pasi Kurteshi kërkoi që data 13 shkurt të jetë afati i fundit për pranimin e votave nga diaspora.

“Po kërkoj që data 13 shkurt ora 19:00 të caktohet si momenti i fundit ku pranohet posta nga mërgata”.

Lidhur me këtë ka reaguar Valdete Daka e cila tha se është aprovuar një plan operacional dhe se në bazë të kësaj data e fundit për pranimin e votave nga diaspora është 12 shkurti.

“E kemi aprovuar një plan operacional, dhe si i tillë është paraparë që data e fundit kur mund të pranohen pakot nga mërgata janë 12 shkurti, 24 orë para zgjedhjeve. Kush mendon që ua kemi shkel të drejtën për të votuar mund të ankohen në PZAP”, tha ajo.

Kurse Kurteshi e quajti këtë si “ramje nën brezë”.

Pas kësaj, Daka tha se që tri javë është bërë personaliteti më i urryer në vend.

“Unë jam tu marr ramje nën brezë që tri javë. Që tri javë rresht jam emri jem nuk zbret nga faqet e mediave. Që tri javë jam bërë personaliteti më i urryer i këtij shteti, duke ju falënderuar disa personaliteteve të caktuara”, përfundoi Daka.

Të fundit

Të tjera nga rubrika