Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në mesnatë për heqjen e apendicitit.
Siç njofton zyra e shtypit të kryeministrit, natën e kaluar, pas kryerjes së disa testeve imazherike në qendrën spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, kreu i qeverisë u diagnostikua me apendicit akut.
Janë publikuar edhe disa fotografi nga spitali.
Operohet Edi Rama
Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të kirurgjisë në QSUT.
Sipas zyrës së shtypit, ndërhyrja konsiderohet e suksesshme dhe gjendja shëndetësore e kryeministrit Rama paraqitet e mirë.