5C
Pristina
27 Shkurt, 2021 - 11:13

Daçiqit i hyn frika në palcë: Nuk më befasuan deklaratat e Kurtit, s`do të jetë lehtë për dialogun

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq thotë se nuk ishte i befasuar nga deklarata e Albin Kurtit, i cili tha se prioritet i qeverisë së ardhshme nuk do të jetë dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës.

Ai theksoi se nuk do të ketë kohëra të lehta për dialog, por se gjëja më e rëndësishme sipas tij është ruajtja e paqes transmeton Kosova ime.

Serbët treguan unitet në zgjedhje. Kjo do të thotë që ne mund të ndjekim një politikë serioze të mbështetjes së popullit serb.

Nëse nuk ka serbë në Kosovë, ky problem humb rëndësinë e tij. Pothuajse të gjithë serbët në Kosovë votuan për serbët. Kjo tregon besim në Listën Serbe. Mishërimi i lidhjes me Beogradin “, deklaroi Daçiq transmeton Kosova ime.

I pyetur për të komentuar urimet e ambasadorit amerikan në Prishtinë, i cili tha se pritej bashkëpunimi me qeverinë e re të Kosovës drejt qëllimeve të përbashkëta, Daçiq tha se shpreson që qëllimet e përbashkëta të të gjithëve të ishin ruajtja e paqes dhe stabilitetit rajonal.

Pavarësisht nga perspektivat e dialogut, qëllimi është të ruhet paqja dhe stabiliteti rajonal. Është koha të kthehemi në një agjendë që është realiste dhe e qëndrueshme, që Prishtina të bashkohet me “mini Shengen”, për të zgjidhur problemet e jetës së njerëzve, nëse nuk mund të biem dakord për një zgjidhje më të përhershme “, shtoi ai./kosovaime.tv

Të fundit

Të tjera nga rubrika