8.1 C
Pristina
E diel, 13 Tetor, 2024

Daçiq u “ankohet” studentëve të Parisit për Kosovën: Po bëjnë veprime të njëanshme

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq raportohet se ka folur para disa studentëve të Parisit ku mes tjerash e ka përmendur edhe shtetin e Kosovës.

Mediumi “Kosovo-Online” raporton se Daçiq ka deklaruar se ka një trend të rritjes së “lëvizjeve të njëanshme” nga ana e Kosovës. Ai mes tjerash, ka thënë disa fjalë edhe për dialogun mes dy vendeve.

- Advertisement -

“Fatkeqësisht, pavarësisht disa përparimeve në dialog, kemi qenë dëshmitarë të një trendi të rritjes së lëvizjeve të njëanshme nga ana e Prishtinës, tensione të ngritura dhe një atmosferë mosbesimi…” – raportohet se ka deklaruar ai.

Po ashtu, medium në fjalë shkruan se Daçiq ka deklaruar që “Serbia është gati që bashkë me partnerët evropianë të punojë në normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, dhe se formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe është çështje kyçe në këtë proces”.

- Advertisement -

Vlen të theksohet se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen bazë më 27 shkurt në Bruksel, ndërkaq më 18 mars janë pajtuar për aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshje.

Kurti dhe Vuçiq pritet që më 2 maj të takohen në Bruksel sërish, ku sipas të gjitha gjasave, do të merren vesh për deklaratën për të pagjeturit.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -