24.4 C
Pristina
E enjte, 10 Tetor, 2024

Daçiq lobon kundër Kosovës në UNESCO

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka biseduar sot në Paris me drejtoreshën e përgjithshme të UNESCO-s, Audrey Azoulay.

Daçiq, i cili po viziton Francën, pas takimit me drejtoreshën tha: “Serbia i kushton rëndësi të madhe anëtarësisë saj në UNESCO dhe se është e rëndësishme për ruajtjen e trashëgimisë së saj kulturore, veçanërisht në Kosovë”.

- Advertisement -

Ai thuhet se ka kërkuar nga UNESCO “që t’i kushtojë vëmendje të veçantë trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë, duke shtuar se objektet atje janë në Listën e Trashëgimisë Kulturore në Rrezik”.

Daçiq tha se “nuk ka gjasa që Kosova të marrë mbështetje për anëtarësim në UNESCO dhe se për Serbinë është mirë që UNESCO është një organizatë botërore dhe jo evropiane, pasi shumica e vendeve evropiane e njohin pavarësinë e Kosovës”.

- Advertisement -

Shefi i diplomacisë serbe në njoftimin e tij tha se “asambleja e UNESCO-s do të mbahet në nëntor dhe se për Serbinë është e rëndësishme që tani për tani të mos ketë asnjë kërkesë nga Kosova për anëtarësim në këtë organizatë, por shtoi se kjo nuk do të thotë se mund të mos ndodhë”.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -