fbpx
9.8 C
Pristina
E enjte, 8 Dhjetor, 2022
- Advertisement -

Daçiq: Kemi presion të mos marrim pjesë në seancën për Kosovën në Këshill të Evropës

Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka thënë për ‘tanjug’ se ka një presion ndaj Serbisë dhe shteteve mos-njohëse të pavarësisë së Kosovës që të mos marrin pjesë në seancën e Këshillit të Evropës në të cilën vendoset për fillimin e procesit për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Daçiq ka thënë se ky presion është që të ketë një pranim në heshtje për fillimin e një procedurë të tillë.

- Advertisement -

Kreu i diplomacisë serbe ka thënë se bazuar në raportin e forcave në Këshill të Evropës ndoshta vendimi për fillimin e procedurave për anëtarësim të Kosovës do të kalojë.

Për ne pozita më e vështirë është në Evropë, sepse numri më i madh i vendeve evropiane e kanë njohur Kosovën.

Raporti i fuqisë në KE është i tillë që garanton se ndoshta ai vendim do të kalojë.

- Advertisement -

Pengesa kryesore për dëshirën e tyre është që deri më tani nuk ka ndodhur që një vend të pranohet pa konsensus dhe prandaj jemi nën presion, duan të tregojnë se tani që e kanë përjashtuar Rusinë nga KE, janë të bashkuar dhe prandaj bëjnë presion mbi ne dhe shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën që të mos jenë të pranishme në seancë” ka thënë Daçiq.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -