10.9 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Daçiq i “gjuhet” Kurtit: Po krijon kriza të reja për ta larguar vëmendjen nga Asociacioni

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Jashtme në Serbi, Ivica Daçiq pretendon se autoritetet kosovare kanë punuar 10 vjet për të shmangur formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Daçiq është shprehur se nesër në Bruksel gjatë raundit të ri të bisedimeve Beograd-Prishtinë, Kosova do të vazhdojë politikën e njëjtë në kundërshtimin e Asociacionit.

- Advertisement -

“Kosova do të përpiqet të minimizojë rëndësinë e Asociacionit. Duke filluar nga emri, statuti dhe ekipi menaxhues”, deklaroi Daçiq.

Ai theksoi se për të gjithë është e qartë se Serbia insiston me vendosmëri në forminin e Asociacionit dhe kjo është pika e parë që duhet përmbushur nga marrëveshja e Ohërit.

- Advertisement -

Sipas tij, pa krijimin e Asociacionit nuk do të ketë zbatim të marrëveshjeve tjera.

Daçiq shtoi se kryeministri, Albin Kurti “çdo ditë krijon kriza të reja me qëllim që ta largojë vëmendjen nga Asociacioni”.

“Serbia ka një qëndrim të prerë. Ne do të jemi me popullin tonë në Kosovë. Para takimit të nesërm, një gjë është e sigurt – Serbia do të jetë konstruktive dhe presidenti Vuçiq është i gatshëm për atë takim”, përfundoi Daçiq

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -