9.5C
Pristina
3 Mars, 2021 - 12:01

Daçiq: Fjalimi në shqip i Kamberit tregon që Serbia respekton pakicat

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se fjalimi në shqip i deputetit Shaip Kamberi dëshmon se Serbia respekton të drejtat e pakicave.

Madje, ai tha se me këtë gjë ra në kundërshtim me akuzat për diskriminim ndaj pakicave, njofton Klan Kosova.

“Ai duke folur në shqip në parlament e kundërshtoi veten se Serbia është një shtet i gjuhës së urrejtjes dhe tregoi se ishte një shtet me një shkallë të lartë të të drejtave të pakicave kombëtare”.

Daçiq bëri këto deklarata pas akuzave nga deputetët e Lëvizjes Socialiste që Kamberi foli shqip në parlament. Ai ka thënë se kur ia jep fjalën dikujt nuk mund të vlerësojë se çfarë thotë ai, por se e ka të drejtën për të folur.

Të fundit

Të tjera nga rubrika