10.9 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Daçiq e Gjuriq të shtangur, Gërvalla: E dimë që ka edhe një Serbi më të mirë, për atë po presim

- Advertisement -

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla Shwarz në fjalën e saj në Këshill të Sigurimit ka thënë se populli i Kosovës që ka qenë viktimë e gjenocidit dhe brutalitetit është për ndërtim të paqes, jo vetëm për vete por edhe për rajonin.

- Advertisement -

Ajo ka thënë se populli i Kosovës e di që ka edhe një Serbi më të mirë, një Serbi që është e dobët por evropiane.

Gërvalla ka thënë se Kosova shpreson që ajo Serbi të vijë sa më shpejt.

- Advertisement -

“Ne viktimat e gjenocidit dhe brutalitetit duam të krijojmë paqe, jo vetëm për ne por edhe për rajonin. Ne jemi populli i Kosovës dhe ne e dimë që ka edhe një Serbi më të mirë, një Serbi që ende është e dobët por evropiane. Një Serbi që dëshiron të ndalet së qeni kërcënim për fqinjët e saj. Ne po presim për atë serbi dhe shpresojmë që do të vijë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Gërvalla.

Ky fjalim i ministres kosovare ka shtangur dhe ka nxitur edhe reagimin e dy përfaqësuesve të Serbisë, Ivica Daçiq dhe Marko Gjuriq.

“Qytetarët serbë mund ta marrin në dorë fatin e tyre dhe të shtrijnë dorën e pajtimit fqinjëve të tyre. Kjo është e mundur. Një vend mund të marrë vendime të reja. Kosova dhe të tjerët kanë treguar se kjo mund të arrihet. Ne mbesim të hapur për pajtim”, ka shtuar tutje.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -