10.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Dacic pëlcet pas vendimit të KiE për Kosovën

- Advertisement -

Ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, ka deklaruar pas vendimit që nis procesin e shqyrtimit të kërkesës për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Europës do ta dëmtojë procesin e dialogut Kosovës-Serbi.

Shefi i diplomacisë serbe Dacic nuk u kujdes aspak të shfaqej diplomatik kur kritikoi bashkësinë ndërkombëtare e la të kuptohet se Serbia nuk do të respektojë marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit siç e bëri me dije edhe presidenti serb Aleksandar Vucic para tij të hënën po ashtu.

- Advertisement -

“Kjo ditë për shkak të këtij vendimi gjithsesi paraqet muzgun e statutit të Këshillit të Europës, pasi për herë të parë po shqyrtohet kërkesa e një diçka që nuk është shtet dhe që nuk është pranuar nga ana OKB’së e për një territor që nuk është anëtar i saj”.

Dacic u ankua tutje për shtetet që votuan për ose abstenuan duke theksuar Ukrainën që abstenoi dhe Malin e Zi që votoi për duke e kërcënuar.

- Advertisement -

“Me të vërtetë i falënderoj, nuk e di me çfarë e meritoi Serbia këtë. Me duhet tha them se kjo gjithsesi do të lë pasoja të caktuara në marrëdhënien tonë. S’mundet që Serbia të shërbejë si tabelë qitjeje. Të na qëllojnë kokës por nuk është asgjë personale” tha Dacic.

Ai shtoi se leksioni që iu dha Serbisë është që s’paska të drejtë të mbrojë integritetin territorial e saj dhe se tani e tutje ata do të përqendrohen në OKB, ku nuk duhet të humbin shumicën kurrë.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -