Çun Lajçi: Lufta po kërset, ku i keni 50 mijë veteranët që si mobilizoni ju komandanta, po Albinin po doni me përbi?

Aktori dhe shkrimtari i njohur Çun Lajçi, u ka reaguar opozitarëve në Kosovë, të cilët kanë kritikuar mbrëmë kryeministrin Albin Kurti, pas vendimit të serbëve për dalje nga institucionet e Kosovës.

Lajçi ka thënë se frika e “trimave të pallateve luksoze”, është që nëse kërset lufta, ato “mund të digjen dhe të kthehen në samarin e magarit”.

Ai ka kujtuar se si opozitarët e tanishëm, shihen në foto me kriminelët e veriut të Kosovës, për të cilin ka theksuar se po grabitet si Krimeja.

-Advertisement-

Reagimi i tij i plotë:

Dhe po i mëshojnë samarit, se kalit s’po guxojnë!?

“Albini e shkatërroi Kosovën” po trumpetojnë, jo Serbia, jo Vuçiqi, jo Rakiqi! MoZot! Ata janë engjëj! Albini e shkatërroi të shkatërruemen njizetëvjeçare!

Dhe po i rrehin teneqet analfabetët, injorantët e samarin po ia bajnë copë-copë.

Njiherë i thanë ik se na prishe me Amerikën, mbramë po thoshin hap rrugë se na prishe me Serbinë. Sikur nuk i patën shokë edhe Rakiqin edhe Radojçiqin. Sikur s’ po shihen në foto me kriminelët e Veriut!

Edhe ma mjerim s’ke me pa more Ragip Rugova, po ta thotë ky artisti yt! Lufta po kërset, prandaj alarmohen trimat e pallateve luksoze, se ato mund të digjen e prapë kthehen n’samarin e magarit! Kjo asht brenga e tyne, jo e Veriut që po grabitet si Krimeja!

Ku i keni 50 mijë veteranët që si mobilizoni ju komandanta, po Albinin po doni me përbi?

Ku i kemi do gjenerala lufte që s’e ndihmojnë Kryeministrin po e shajnë! Dhe çka don ky rritmi i rrugëve që belbëzon e shkumon.

Për kënd do t’bahet Kryeministër ky?

Për Veriun e Rakiqit???

Me këtë kastë aktorësh as nuk bahet filmi as nuk shkruhet drama!

Mjerim bre!