-2.9 C
Pristina
16 Janar, 2021 - 00:07

Çun Lajçi i thur poezi Vjosa Osmanit

- Advertisement -

Aktori dhe shkrimtari i njohur Çun Lajçi, i ka kushtuar një poezi presidentes në detyrë Vjosa Osmani.

Ai në poezinë e tij e përshkruan Osmanin si guximtare dhe kaçurrele, duke thënë se ajo nuk do të ndalet derisa “shiu të kthehet në fluska bore”, përcjell Bota sot.

Postimi i Lajçit në Facebook:

Guximi n’sytë e kaçurrelës

S’do t’vdes

Do t’pres m’u kthye n’shtratie lumejtë

shiu m’u kthye n’fluska bore

m’u kullua fushat

urithet me marrë frymë

ditët n’ardhje do t’i pres tue knua,

nese s’ma mallkoni zanin

n’lahutën lëkurë edhi e bisht kali

të gjyshit e stërgjyshit

që s’ditën si ju me knua rep

s’do t’vdes pa u rrotullua kallnori

rreth furkës shllungë leshi

frori pa i mbush të katërmbëdhetat

pa i vu n’shtrungë kutiat e guximit

pa u qethë deshtë brijoç

shekat pa u mbushë me lulet e majit

pa zdritë hana e re n’ballin e kaçurrelës

pa u shkye terri n’sytë e sokolit

s’do t’vdes

Dardani,11.01.2021

Të fundit

Të tjera nga rubrika