-2.2C
Pristina
1 Mars, 2021 - 05:50

Çun Lajçi ‘godet’ Isa Mustafën: Unë fola për m’u sha!

Aktori i njohur, Çun Lajçi, përmes një postimi në facebook ka hedhur kritika të rënda ndaj ish kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

“Nguli thundrat n’akull Isa Mustafa e prite pranverën me ti shkri rrajët, se vallahi t’ka ikë fryma e Rugovës, t’cilën kurrë s’e deshte e njizetë vjet rrejte!”, shkruan ndër tjerash Lajçi.

Postimi i plotë:

Unë fola për m’u sha!

Unë s’ua dua dorëheqjen si Naseri që kurrë s’ua ktheu fjalën, përkundrazi me gjithçka tuejen u pajtua, bile u gëzua njisoj si ju kur e ngriti dorën për faljen e Çakorrit.

Unë insistoj të mbeteni ashtu, stoik e t’vërbuem, me thundrat e ngulun n’akull, se vetëm ashtu e mbroni kauzën e rreme t’frymës rugoviste!

Vetëm ashtu e shkatërroni deri n’palcë partinë gjithshqiptare që aq shumë e kemi dashtë. Vazhdoni mos me pa, mos me ndëgju, mos m’u distancu ( siç nuk bane as atëherë me Rrahmanin) dhe me i thanë popullit: ti nuk vendos për Kryeministrin!

Atëherë. Pse po e kërkon mendimin e popullit për mosvotimin tuej, mbasi ai s’vendoska me votën e vet!

Nguli thundrat n’akull Isa Mustafa e prite pranverën me ti shkri rrajët, se vallahi t’ka ikë fryma e Rugovës, t’cilën kurrë s’e deshte e njizetë vjet rrejte!

Frymës së re vetëm kështu i ndihmon që edhe ata pak votues që t’votuen, me ia falë votat VV-së!

Unë fola për m’u sha, por ndashtë se lëkurë trashë jam!

Të fundit

Të tjera nga rubrika