16.9 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

Çun Lajçi: Albin dje s’ishe i mirë, siç të tha Rama – pse s’i nxore hujt si Isa në Vlorë?

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka komentuar takimin e djeshëm mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe atij të Shqipërisë Edi Rama.

Lajçi ka thënë se Kurti nuk ishte i mirë, pasi nuk i tregoi Ramës se në Kosovë, ai është “zot shtëpie”.

Reagimi i tij në Facebook:

O Albin Kurti!

Të tillët flasin me brina. Veshët iu lëvizin si hienave e bëzzzz iu bajnë mizat të hundët!

Sytë iu skllibosen! Shikimi shpejt iu mjegullohet! Kokrrat përherë iu lëvizin!

Si Ramës! E keni pa?

- Advertisement -

Sytë e tij s’kanë bigë, prandaj rrotullohen si ata t’bilurit, t’ shokut tij, Vuk-Vuç-Vuçiqit!

Ujk i kërrleshavët njeni e tjetri!

Ruejuni nga unë. Jam i shkretë nga mendet e mund t’iu shkelë! Behxheti e pat për vete, për aeroportin e Vlorës, kur iu tha çunave: Ky asht Kryeministri ma i mirë i trojeve! Unë po iu them ruejuni nga unë!

- Advertisement -

Albini asht Albin. Një gjoksagjel! Vetëm Ai mund ta përmbysë qeverinë! Ç’punë kam unë me të?

E shihni? Ai me ban të qeshë!

Por nuk qeshi!

Ah, ofshani e sytë iu rrotulluen si klikerat! Sa mall kam për Hashimin!

Do t’protestoj n’Strasburg e n’Hagë kur t’vjen vjeshta!

Madje aq shumë e çaraveshi gojën sa e pata përshtypjen se deshti me thanë: Dua me shkua te ai se atje e kam vendin!

Këta janë të çmendunit, që mendojnë se kanë nga dy zemra e mend të tepërta e kahdo që shkojnë shesin krunde! Por n’popull ka edhe të tillë (si ministrat) që krundet iu duken ma t’mira se milli e blejnë gjithçka shet Kryeministri. E atij nganjëherë i flet edhe prapa****!

Albini dje s’ishte i mirë, siç i tha Rama. Ishte i mjerë, (them unë), që s’i tha: Je shqiptar si unë, por n’konakun e huej nuk bahesh zot shpie! T’prita për mik, e mos m’kallxo kush asht shoku yt, se dredhë djalli t’baj ty e shokun tand Vuçiq!

Nganjëherë duhesh me i nxjerrë edhe hujt, si Isa n’Vlorë, kur shkoi me ngre flamurin me Ismajlin, jo vetëm me buzëqeshë, o Albin Kurti!

Të fundit
Lajme të lidhura