3.1 C
Pristina
24 Janar, 2021 - 06:01

Çudia e mërgimtarit: Dekoron veturën me formën e aeroplanit dhe simbole kombëtare

Duket se atdhedashuria ndaj vendlindjes është shumë e madhe nga mërgimtarët. Gjestet që mërgimtarët tanë i bëjnë për të treguar atdhedashurinë për Kosovën janë shumëdimensionale, si nga ana financiare, ashtu edhe në mënyra të tjera

Kohët e fundit ka qenë një debate lidhur me ardhjet e tyre dhe termat jo të mirë të përdoruar ndaj mërgimtarëve. Pavarësisht kësaj, se sa e madhe është dashuria për Kosoven tregohet nga një mërgimtar me veturën e tij, emri i së cilët nuk është treguar për mediat kosovare.

Në veturën e tij, mbi të cilën është ndërtuar një aeroplan, në të cilin i gjeni të gjitha simbolet që një shqiptar patriot dëshiron t’i shohë, e gjejmë: flamurin kombëtar, flamurin shtetëror të Kosovës, flamurin Dardan, flamurin amerikan, flamurin gjerman, Ibrahim Rugovën, Bill Clintonin, familjen Jashari dhe legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

Të fundit

Të tjera nga rubrika