7.5 C
Pristina
24 Shtator, 2021 - 01:33

Covid-19 bilanci ditor: 19 raste të reja

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 19 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit në vend janë shëruar edhe 8 persona.

Deri tani në Kosovë janë regjistruar 107 mijë e 992 raste të infektuara me COVID-19.

2 mijë e 265 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

Ndërsa, mbi 700 mijë testime për COVID-19 janë kryer në vend.

Të fundit

Të tjera nga rubrika

Hapësirë reklamuese