16.1 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

Cmimet e ulëta të KEK-ut po na marrin në qafë

Nga Trim Ternava

- Advertisement -

“We cannot solve our problems with the same thinking we used when we created them”.
Kjo thënie e përshkruan më së miri problemin e vazhdueshëm në sektorin e energjisë e për të cilin po flasim shumë së fundmi.

Sipas këndvështrimit tim, problemi kryesor me sektorin e energjisë në Kosovë është pika referente apo baza krahasuese.

Sa herë që flasim për investime të reja ne gjenerim, e kemi problemin e njëjtë: Sa do të ndikojnë këto investime në tarifat e energjisë elektrike që paguhen nga qytetarët?

- Advertisement -

Në cdo skenar, si pikë referente merret cmimi që aktualisht KEK e furnizon KESCO-n (si Furnizues me Shërbim Universal). Ky cmim është nën 30.00 Euro/MWh.

Dhe këtu, fillon dhe përfundon problemi. Kjo është pika të cilës të gjithë i ikin për shkak të frikës se pranimi i realitetit do të ketë kosto.

Problemi është i thjeshtë, zgjidhja JO!

- Advertisement -

Cmimi prej 30 Euro/MWh është jo-realistik dhe nuk reflekton koston reale. Ky cmim është kaq i ulët për këto arsye: teknologjia shumë e vjetër/amortizimi I këtyrë aseteve (jetëgjatësia e tyre sillet prej 40 deri 50 vite), subvencionimi ndër vite prej pasluftës nga qeveria për KEK.

Kosova vecse ka tentuar të bëj një TC të ri dhe cmimi i ofruar nga ai TC ka qenë rreth 80 Euro/MWh. Ky cmim ka mundur të negociohet, por minimumi do të ishte 65.00 Euro/MWh. Pra, po flasim për dyfishim të gjenerimit apo 3.5 cent shtesë për cdo kWh të prodhuar/shpenzuar që duhet të paguhet nga qytetari.
Poashtu cmimi I tregut (bursës) në 10 vitet e fundit dhe trendet e së ardhmes, e tregojnë shumë qartë që ky cmim nuk mund të merret për bazë.

Për shkak të pikës referente të gabuar, pra cmimit prej 30 Euro/MWh, Hidrocentrali i Ujmanit në fillim të vitit 2021 ka nënshkruar marëveshje 3 vjecare për shitje të energjisë elektrike ne Bullgari me një cmim të përafërt 40.00 Euro/MWh.

Ky HC ka nënshkruar një kontratë të tillë pasi që cmimi i ofruar nga operatorët vendor ka qenë më i ulët se kaq. Poashtu ZRRE cmimin referent në vitin që Ujmani ka shpallur tender e ka pasur shumë të ulët (mesatarja del e ulët për shkak të cmimit shumë të ulët prej KEK-ut).

Sipas planifikimit nga ky HC, prodhimi vjetor në 2022 pritet të jetë rreth 86,000 MWh.
Këto 86,000 MWh do të shiten për një cmim vjetor 3.44 Milion Euro.

Cmimi mesatar në bursën HUPX për vitin 2022 (për 8 muajt e parë të vitit) është mbi 260.00 Euro/MWh.
Pra, blerja e 80,000 MWh në bursë do na kushtojë 22.36 Milion Euro.

Diferenca do të jetë 18.92 Milion Euro (energjia në bursë këtë vit është 6.5 herë më shtrejtë se sa cmimi që HC Ujmani e shet sipas kontratës 3-vjecare).

Përfundimisht, për shkak se politik-bërësit dhe vendim-marrësit në sektorin e energjisë vazhdimisht kanë pikë referente të gabuar, vetëm në këtë rast do të paguajmë 18.92 Milion Euro më shumë.

Investimet në gjenerim(prodhim të energjisë elektrike) do të reflektojnë me rritje të cmimit të energjisë elektrike. Sado që kjo qasje nuk është populliste, është e vetmja formë për zhvillim të qëndrueshëm të sektorit.

Investimi në gjenerim që do të kishte si rezultat rritjen e cmimit të energjisë elektrike për konsumatorin e fundit, në nivelin 30-40% (duke i përjashtuar skemat sociale), por që do ta mbronte konsumatorin nga luhatjet e mëdha në tregjet europiane dhe do të rriste sigurinë e furnizimit, është e vetmja zgjidhje praktike e problemit.

P.S Duhet patjetër të falenderohen të gjithë punëtorët e KEK-ut përfshirë menaxhmentit për punën e jashtëzakonshme në vitet e fundit duke thyer rekordet e prodhimit vjetor.

(Autori është ekspert i energjisë. Teksti është publikuar në profilin e tij në FB. Titulli është i redaksise, i nxjerre nga konteksti)

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -